Jemi krenare qe Shqiperia e perfaqesuar nga kuzhinjerja e restorant Sofra e Ariut Lavdije Shehu, fitoi vendin e pare ne Festivalin e 7-te te Gastronomise Nderkombetare, te zhvilluar ne Itali, dhe merr te drejten e organizimit te edicionit pasardhes te ketij Festivali, ne vitin 2012.Nga data 11 - 26 Korrik 2011, ne qytetin e Napolit, ne Itali, u zhvillua edicioni i 7-te i Festivalit te Gastronomise Nderkombetare "Perandoria e Shijeve Nderkombetare 2011". Ky festival ka per qellim te vleresoje kuzhinat tipike te vendeve te ndryshme te botes, duke perqendruar vemendjen jo vetem tek elaborimi I recetave, por edhe ne perdorimin e produkteve specifike te territoreve te vendeve, te cilave ato u perkasin. Me nje pjesemarrje shume te gjere, nga 26 vende te botes, ne kete festival konkuronin kuzhinat tradicionale te tyre dhe shefat me te mire, me gatimin e ketyre pjatave. Ne garen finale u perzgjodhen 6 shtete: Maroku, Indonezia, Italia, Brazili, Shqiperia dhe Meksika. Shqiperia u perfaqesua nga restoranti i njohur ne Tirane, "Sofra e Ariut", dhe shefja e tij e kuzhines Lavdije Shehu. Restoranti "Sofra e Ariut" konkuroi me gatimin tradicional shqiptar "Taven e kosit", pjate e cila u vleresua shume per shijen e saj te vecante dhe nivelin teper te larte te gatimit. Ne fazen tjeter te konkurimit Shqiperia u prezantua edhe me "Fergesen Tiranase", e cila gjithashtu u vleresua me pike mjaft te larta. Rakia e rrushit "Sofra e Ariut", ishte pija qe i shtoi akoma me shume pike prezantimit te Shqiperise, duke e vleresuar ate si shtetin e prezantuar me mire, me pjatat me te vecanta dhe te nje niveli te larte gatimi dhe duke e nderuar me Cmimin e pare te Edicionit te 7-te te ketij Festivali. Sipas tradites se ketij konkursi nderkombetar, edicioni pasardhes zhvillohet ne shtetin qe fiton vendin e pare te Festivalit. Ndaj dhe organizimi I edicionit te 8-te te Festivalit te Gastronomise Nderkombetare 2012 do ti takoje Shqiperise, duke mikpritur te gjitha shtetet pjesemarrese, me traditat e tyre kulinarike, perfaqesuar nga shefat me te mire te Gastronomise Nderkombetare. Me poshte shihni videon nga momenti i shpalljes se çmimit te pare: Njoftim!!! HyrjeTradite e Vjeter, Stil i RiSofra e Ariut ndodhet ne parkun kombetar te Kodrave te Liqenit. Natyra e pyllit i fal nje vecanti ambjentit ku ndodhet. TraditaVeshja dhe ushqimi tradicional shqiptar jane pjese e lokalit. SherbimiSherbimi i kualifikuar. RestorantiPervec kuzhines tradicionale shqiptare ofrohen dhe gatime te ndryshme te kuzhines italjane. Gjithashtu nuk mungojne risite ne pjata te reja qe i shtohen listes se gjate te menuse sone. RestaurantOther then albanian traditional cuisine italian kitchen is also applied. Allthough the new recieps added time to time refills our list of the menu. ServiceOne of the best qualified services you`ll have. TraditionWearing of the waiters and the traditional food are part of the restaurant. Old Tradition, New StyleSofra e Ariut Restaurant is located near national park of Lake Hills in Tirana. The nature of forest gives a very distinguished apparence to the place. |
||