
Sofra e Ariut e mbuluar nga bora. (Video).
Historiku
Nga mesi i viteve ’90 nje gjahtar sjell nje klysh te vogel ariu, Lizen. Ajo u rrit ne ambjentet e lokalit qe sapo kishte marre formen dhe klientelen e vete. Me vone me perkujdesjen e stafit ajo u be me e madhe ku lindi dhe nevoje qe te kishte nje strehe te sajen. Kur u sistemua atje atehere u mendua qe pse jo restoranti te kishte emrin e nje kafshe gje qe shkonte per shtat dhe vendosjes ne parkun kombetar te “Kodrave te Liqenit”. Dhe keshtu emri u vendos Sofra e Ariut , ku me perdorimin e fjales “Sofra” te kihej parasysh mikpritja si nje prej traditave te hershme te popullit tone dhe “Ariut” nje ambjent sa me natyral dhe origjinal.

Salloni me emrin e Zonjes se pare te Amerikes.
Restoranti
Ne fazat e metejshme familjes se Lizes ju shtua dhe Marko nje ari tjeter. Dhe me vone kafshe dhe shpende te ndryshme. Nderkohe dhe biznesi u perkrah ne zgjerimin e tij ku u ra dakord qe nje arkitekt nga turqia te finalizonte nje ide-projekt duke qene keshtu vula perfundimtare e ndertimit te nje ambienti luksoz i rrethuar nga nje park me shumellojshmeri flore dhe faune. Vecantia e ndertimit konsiston ne perberjen e materialit te drurit. I cili eshte stazhonuar dhe kaluar per perpunim ne torno. Kombinimi i ngjyrave kafe e erret dhe e gjelbera e barit te pranveres thurin harmonine e nderteses me natyren perreth.
Muzika Live dhe Pamje nga Ambjenti