Jemi krenare qe Shqiperia e perfaqesuar nga kuzhinjerja e re
Restorant Sofra e Ariut - Gatime Tradicionale Shqiptare
Restorant Sofra e Ariut është një ndër restorantet më prestigjoze në qytetin e Tiranës në Shqipëri. Gatimet tradicionale shqiptare, veshjet karakteristike popullore të kamarierëve, kornizat me veshje nga krahina të ndryshme të shqipërisë i japin një karakteristikë dhe ndjenjë të vecantë cdo personi që viziton këtë restorant.
Sofra e Ariut ka pritur personalitete të ndryshëm ku vlen të përmendim ish zonjën e parë Zj. Laura Bush gjatë vizitës që bëri në vitin 2007.
Restoranti Sofra e Ariut me perfaqësuese kuzhinieren Znj. Lavdie Shehu në Korrik të vitit 2011 fitoi çmimin L'IMPERO DEI SAPORI INTERNAZIONALI. Ishin "Tava e Kosit" dhe "Fërgesa Tiranase" të shoqëruara me rakinë e rrushit "Sofra e Ariut", që fituan zemrën e jurisë ndërkombëtare duke dhënë edhe çmimin e parë për shijen e spikatur dhe të veçantë që sjellin këto gatime. Z. Dritan Pashako pronari i restorantit bashkë me kuzhinieren Znj. Lavdie Shehu u pritën nga Ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Z. Genc Ruli, i cili vlerësoi dhe theksoi rëndësinë për kuzhinën Shqiptare nëpër botë.
FESTIVALI NDERKOMBETAR I GASTRONOMISE
