Sofra e Ariut fiton çmimin "Perandoria e Shijeve Nderkombetare 2011"

Jemi krenare qe Shqiperia e perfaqesuar nga kuzhinjerja e restorant Sofra e Ariut Lavdije Shehu, fitoi vendin e pare ne Festivalin e 7-te te Gastronomise Nderkombetare, te zhvilluar ne Itali, dhe merr te drejten e organizimit te edicionit pasardhes te ketij Festivali, ne vitin 2012.

Nga data 11 - 26 Korrik 2011, ne qytetin e Napolit, ne Itali, u zhvillua edicioni i 7-te i Festivalit te Gastronomise Nderkombetare "Perandoria e Shijeve Nderkombetare 2011".

Ky festival ka per qellim te vleresoje kuzhinat tipike te vendeve te ndryshme te botes, duke perqendruar vemendjen jo vetem tek elaborimi I recetave, por edhe ne perdorimin e produkteve specifike te territoreve te vendeve, te cilave ato u perkasin.

Me nje pjesemarrje shume te gjere, nga 26 vende te botes, ne kete festival konkuronin kuzhinat tradicionale te tyre dhe shefat me te mire, me gatimin e ketyre pjatave. Ne garen finale u perzgjodhen 6 shtete: Maroku, Indonezia, Italia, Brazili, Shqiperia dhe Meksika.

Shqiperia u perfaqesua nga restoranti i njohur ne Tirane, "Sofra e Ariut", dhe shefja e tij e kuzhines Lavdije Shehu. Restoranti "Sofra e Ariut" konkuroi me gatimin tradicional shqiptar "Taven e kosit", pjate e cila u vleresua shume per shijen e saj te vecante dhe nivelin teper te larte te gatimit. Ne fazen tjeter te konkurimit Shqiperia u prezantua edhe me "Fergesen Tiranase", e cila gjithashtu u vleresua me pike mjaft te larta. Rakia e rrushit "Sofra e Ariut", ishte pija qe i shtoi akoma me shume pike prezantimit te Shqiperise, duke e vleresuar ate si shtetin e prezantuar me mire, me pjatat me te vecanta dhe te nje niveli te larte gatimi dhe duke e nderuar me Cmimin e pare te Edicionit te 7-te te ketij Festivali.

Sipas tradites se ketij konkursi nderkombetar, edicioni pasardhes zhvillohet ne shtetin qe fiton vendin e pare te Festivalit. Ndaj dhe organizimi I edicionit te 8-te te Festivalit te Gastronomise Nderkombetare 2012 do ti takoje Shqiperise, duke mikpritur te gjitha shtetet pjesemarrese, me traditat e tyre kulinarike, perfaqesuar nga shefat me te mire te Gastronomise Nderkombetare.

Me poshte shihni videon nga momenti i shpalljes se çmimit te pare: