Historiku
Sofra e Ariut ka marre emrin nga ariu i pare qe eshte sjelle ne ambjentet e lokalit qe e quajne Liza. Me fjalen “Sofra” shpalos mikpritjen si nje prej traditave te hershme te popullit tone dhe “e Ariut” nje ambjent sa me natyral dhe i i bollshem. Liza eshte akoma ne mini kopshtin zoologjik ne ambjentet e jashtme te restorantit bashke me ariun tjeter Marku.
Sofra e Ariut gjendet rreth 1 km larg nga qendra e qytetit te Tiranes, ajo shtrihet prane "Pallatit te Brigadave" ish "Pallatit Mbreteror" ne pjesen veri - lindore te parkut kombetar te Kodrave te Liqenit te Tiranes.
Per te mberritur ne restorant mund te shfrytezoni linjat urbane te bashkise te cilat nisen ne qender te Qytetit te tiranes prane Kulles se Sahatit dhe Xhamise Et'hem Beu.
Restoranti
Per te ndertuar Sofren e Ariut ne formen aktuale, Arkitekti i mirenjohur Ergün Erköseoğlu nga turqia finalizoi nje ide-projekt duke qene keshtu vula perfundimtare e ndertimit te nje ambienti luksoz i rrethuar nga nje park natyror me larmishmeri shpendesh, kafshesh dhe bimesh. Vecantia e ndertimit konsiston ne perberjen e materialit te drurit. I cili eshte stazhonuar dhe kaluar per perpunim ne torno. Kombinimi i ngjyrave kafe e erret dhe e gjelbera e barit te pranveres thurin harmonine e nderteses me natyren perreth.